Ndërkombëtarët i dhanë “penall në vit zgjedhor” Kurtit me kushtin për Asociacionin, thotë Tahiri - NACIONALE

Ndërkombëtarët i dhanë “penall në vit zgjedhor” Kurtit me kushtin për Asociacionin, thotë Tahiri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkësia ndërkombëtare “i dha penall Kurtit” në kohë zgjedhore, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në Pressing të T7.

Penalli, sipas Tahirit, është kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me draft-Statutin e Asociacionit, që tash “Kurti të del të thotë ‘unë nuk e bëj Asociacionin’ e na me fol për Asociacionit, e me i ik dështimit të qeverisë më të dobët ndonjëherë’”.

“Kurti po do m’i ik, ky është vit zgjedhor, fatmirësisht ja kanë qit penall edhe bashkësia ndërkombëtare, që me thanë 'unë nuk e bëj' Asociacionin, e ne me fol për Asociacionin, e me ik dështimit të qeverisë më të dobët “ever”. Një urë katër metra s’kanë mujt me shtru. Një shkoll nuk u hy nuk u dalë, një rrogë kund nuk u rrit”, tha Tahiri.

“Besoni 1 miliard e 225 miliardë për dy vjet e gjysmë nuk janë hy në punë. Shëndetësia llom. Një ligj s’kanë mujt bre në kuvend me sjell qe 3 vjet që 6 herë ka qenë në agjendën legjislative”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme