Ndryshime të tjera në Policinë e Kosovës, largohet nga detyra drejtori për rajonin e Prishtinës - NACIONALE

Ndryshime të tjera në Policinë e Kosovës, largohet nga detyra drejtori për rajonin e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci ka marrë vendim për zëvendësimin e tij.

Sinjali duke u thirrur në burime, raporton se Verbovci nuk do ta ketë më këtë detyrë dhe se në vend të tij, është emëruar nënkoloneli Fehmi Xhata.

Largimi i Verbovcit nga kjo detyrë vjen pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti.

Pas këtij, këtë pozitë si ushtrues i detyrës e ka marrë Fehmi Hoti.

Dorëheqja e Mehmetit, siç u bë e ditur nga ministri Xhelal Sveçla, erdhi pas dhunimit të 11 vjeçares, rast për të cilin janë arrestuar pesë persona.

Lajme të ngjashme