“Ndoshta pak më vonë”, Osmani kapet duke hyr në LDK pak para dorëzimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut - NACIONALE

“Ndoshta pak më vonë”, Osmani kapet duke hyr në LDK pak para dorëzimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

2 orë më parë

nga NACIONALE

Bartësja e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani, sot është par duke hyrë në zyrat e LDK-së.

Ajo nuk ka dashur të flas rreth zhvillime që pritet të ndodhin sot në këtë parti.

Duke refuzuar pyetjet e gazetarëve, ajo ka thënë se ndoshta flet më vonë.

Ndoshta pak më vonë”, ka thënë Osmani për T7.

Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot do të veprojnë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se ata sot do t`i dorëzojnë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Gjithashtu gazeta ka mësuar se deri me tani janë siguruar 150 nënshkrime.

Lajme të ngjashme