Ndeshja Kosovë – Turqi, Salihu ironizon keq me Kurtin: Mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara - NACIONALE

Ndeshja Kosovë – Turqi, Salihu ironizon keq me Kurtin: Mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu ka ironizuar me qëndrimet e dikurshme të Albin Kurtit rreth flamurit të Republikës së Kosovës.

Në ditën që kombëtarja e Kosovës e luan ndeshjen më të rëndësishme në futboll kundër Turqisë, ai ka rikujtuar qëndrimin e Kurtit, i cili para një dekade kishte thënë se “me flamurin lara-lara Kosova nuk shkon përpara”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe me këtë flamur Kosova po ecën përpara.

“Mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme