Ndërron jetë shkrimtari Adem Gashi
Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur Adem Gashi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e djali i tij, Dradani.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se varrimi i shkrimtarit bëhet sot në varrezat e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi. Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, ka shkruar ai.