Ndalon rrjedhja e tubacionit Nord Stream 2 në Detin Baltik
Tubacioni Nord Stream 2 nuk po rrjedh më nën Detin Baltik, sepse është arritur një ekuilibër midis presionit të gazit dhe ujit.
Kështu ka thënë për AFP-në, zëdhënësi i Nord Stream 2, Ulrich Lissek.
“Presioni i ujit ka mbyllur pak a shumë tubacionin në mënyrë që gazi që ndodhet brenda të mos dalë jashtë”, është shprehur ai, duke shtuar se në tubacion ka ende gaz.
Kur u pyet se sa gaz besohej të kishte në tubacion, Lissek tha se: "Kjo është pyetja prej një milion dollarësh."
E ndërsa tubacionet nuk janë aktualisht në funksion, të dyja ende përmbanin gaz përpara se të shpërthenin nga një sabotim i dukshëm, duke prodhuar katër rrjedhje.
