Ndalohet në aeoroportin e Beogradit vajza e Rada Trajkoviq, reagon politikanja serbe: Kjo kalon çdo masë
Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka shkruar në Twitter se vazja e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej çdo mase”, ka shkruar Trajkoviq.
Ditë më parë, edhe Trajkoviq ishte ndaluar në mbajtje nga autoritetet serbe teksa po udhëtonte për në Kosovë.
Për shkak të kompilikimeve shëndetësore, Trajkoviq ishte derguar në spital në Prokuple e cila u lirua më pas.
Moja ćerka koja je britanski državljanin upravo je sletela na Beogradski aerodrom. Zadržana je od strane granične policije.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 18, 2022
Ovo već prelazi svaku meru!
