Naser Pajazitaj i refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim, i kërkon 1.1 milion euro
Betimi për Drejtësi raporton se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka vendosur që Naser Pajazitaj, që u lirua nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, të dëmshpërblehet me 61 mijë e 777 euro e 16 centë.
Por ky vendim është refuzuar nga Naser Pajazitaj, pasi i njëjti i këkon saktësisht 1 milion e 150 mijë e 985 euro dëmshpërblim për privim pa bazë nga liria.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, me këtë aktvendim është shprehur i pakënaqur edhe mbrojtësi i Naser Pajazitaj, avokati Ahmet Tahiri, i cili ka paralajmëruar padi në gjykatë.