Nagip Kransiqi lirohet nga paraburgimi, s’ka të drejtë t’i afrohet KEK-ut më pak se 50 metra - NACIONALE

Nagip Kransiqi lirohet nga paraburgimi, s’ka të drejtë t’i afrohet KEK-ut më pak se 50 metra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është liruar sot nga paraburgimi.

Krasniqi ishte arrestuar me 19 prill dhe dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare; ushtrim ndikimi; dhe Konflikt interesi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë për gazetën Koha.net se atij i është zëvendësuar paraburgimi me masën e ndalimit për t’iu afruar objektit të KEK-ut dhe personave të punësuar në këtë korporatë në afërsi prej 50 metrash.

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zëvëndësimin e masës së paraburgimit me masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me masën kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.K i është ndërprerë dhe ndaj të njëjtit gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 m, në objektin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe personave të punësuar në këtë korporatë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Lajme të ngjashme