Nagavci tha se SBAShK-u ka shtypur zërat kritikë, reagon Rrusta e PSD-së: Presioni juaj është televizuar
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një intervistë për Tv Dukagjinin, ndër të tjerash tha se SBAShK-u ka shtypur zërat kritikë duke bërë presion mbi kolegët që të vzhdoj greva.
Për këtë deklaratë, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar Tutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate.
Si kundërpërgjigje, Rrusta ka rënditur disa sjellje të qeverisë në raport me grevën të cilat i quan presione qeveritare.
Statusi i plotë:
Ministrja e Arsimit po thotë që zërat kritik janë shtypur nga SBAShK-u dhe presionin për me vazhdu grevën po e bëjnë këta të sindikatës ndaj kolegëve. Presion mbi presion quhet ky.
Ministre,
- e ajo lista e evidentimit te sindikalistëve dhe ndalja e pagave?
- e vonimi i pagave?
- keqpërdorimi i fëmijëve me foton e njohur?
- thirrja ndaj prindërve ta shpërfillin grevën?
- propaganda ndaj Rrahman Jasharajt në nivel personal?
- Linçimi i mesimdhenesve si te paditur e analfabete?
- Tentimi i krijimit te sindikatave paralele perbrenda shkollave nepermjet militanteve te partise?
Presioni juaj është televizuar. Presioni nuk ka funksionuar.