Nacionalja raportoi ditë më parë, aktivistit Beshiri sot i vjen vendimi nga VV për eliminim nga gara: Tradhti ideologjike - NACIONALE

Nacionalja raportoi ditë më parë, aktivistit Beshiri sot i vjen vendimi nga VV për eliminim nga gara: Tradhti ideologjike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nacionalja kishte raportuar disa ditë më herët se Ramadan Beshiri, aktivisti që kishte shpallur kandidaturën për Qendrën e Vetëvendosjes në Mitrovicë, ishte përjashtuar nga gara. Sot, Beshiri e ka konfirmuar këtë raportim duke akuzuar partinë e tij edhe për “tradhti ideologjike”.

Beshiri pretendon se ka pasur mbështetje shumë të madhe në Mitrovicë, gjë e cila nuk i ka pëlqyer kryeministrit Albin Kurti që po kërkon ta vendos si kryetar të Qendrës z. Armend Muja.

Kjo i është thënë Nacionales edhe nga vetë Beshiri në një intervistë para disa muajsh, ndërkohë që gazeta ka raportuar para disa ditësh se atij nuk i ishte çertifikuar kandidatura.

“Ka disa ditë që komentohet për një vendim rreth kandidaturës sime, mirëpo, duke e ruajtur nivelin e komunikimit nuk kam reaguar pa pranuar një vendim zyrtar në adresën time...

Sot në formë verbale, më njoftuan se nuk jam çertifikuar si kandidat potencial, kërkova me mirësjellje arsyetim dhe nuk mu dha!” – ka njoftuar aktivisti Beshiri.

Ai ka akuzuar partinë se ka tradhtuar ideologjinë derisa ka deklaruar se “ka qenë që nga fëmijëra e tij i përkushtuar ndaj kauzës për vetëvendosje”.

Po ashtu, ai ka përmendur akuzat për korrupsion të z. Muja në procesin e akreditimit.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme