N1 raporton se tetë nxënës dhe roja kanë vdekur nga të shtënat në shkollën e sulmuar në Beograd
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në qendër të Beogradit në Serbi.
Një nxënësi i moshës 14 vjeçare është futur me armë zjarri në shkollë dhe ka vrarë tetë nxënës dhe rojen e sigurimit të shkollës, raporton N1.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Vladislav Ribnikar” që gjendet në qendër të Beogradit.
Ai është arrestuar nga policia serbe.
Mediumi serb, Nova transmeton dëshminë e një vajze që ishte dëshmitare e të shtënave në shkollën fillore.
“U shtriva dhe bëra sikur kisha vdekur” – ka thënë ajo.
“Ka filluar të qëllojë rastësisht, ka pasur dy gëzhoja në dorë, fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar. Ai vrau dy shokët tanë, unë u shtriva sipër tyre, që të mendonte se unë kam vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita, pashë Dragançetin e vdekur.” – ka thënë ajo.
Shokët e tij kanë thënë se ai ka qenë i qetë.