Mustafa për Qeverinë Kurti: Nëse vazhdon shtetëzimin ekonomik, do t’i përngjajë ekonomisë së Kim Jong-un
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria e Kosovës vazhdon njëjtë, vendi do të kalojë në sistem socialist të tipit të Kubës e Koresë Veriore.
Mustafa në Prime Time, ka deklaruar se Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë shtetëzimin e shtetit.
Ai ka thënë se shtetëzimet ekonomike i përgjajnë një ekonomie komuniste të tipit të Kim Jong-un e Koresë së Veriut.
“Qeveria s’ka të drejtë të bëjë shtetëzimin e shtetit, nëse fillon kështu ai duhet të bëjë shtetëzimin edhe të bankave dhe të kalojmë në një sistem socialist të tipit socialist ose të tipit të Kubës e Koresë Veriore. Ndryshe, ekonomia jonë eshtë ekonomi e tregut. Si veprimtari, qeveria mund ta bëjë, të hapë terminale të veta, por asesi të bëjë shtetëzime ekonomike sepse ato përngjajnë pastaj në një ekonomi komuniste të tipit të Kim Jong-un dhe Koresë së Veriut”, tha Mustafa.
