Mustafa kritikon Qeverinë Kurti: Nuk ulet varfëria me 100 euro për fëmijë e pensionistë - NACIONALE

Mustafa kritikon Qeverinë Kurti: Nuk ulet varfëria me 100 euro për fëmijë e pensionistë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër politikat ekonomike të qeverisë aktuale.

Në një intervistë për Express, Mustafa ka thënë se efektet negative të inflacionit mund të zbuten vetëm përmes rritjes së të ardhurave personale.

“Efektet negative të inflacionit zbuten vetëm me rritje të të ardhurave personale në sektorin publik dhe me politika ekonomike të cilat e mbështesin sektorin privat. Nuk ulet varfëria dhe nuk përmirësohet mirëqenia me 100 euro për fëmijë e pensionistë. Por me këto para mund të bëhet fushatë; mund të blihen vota” – tha Mustafa.

Lajme të ngjashme