Mustafa kritikon Kurtin: Deklaratat e tij për opozitën tregojnë mendësinë dhe vizionin e tij - NACIONALE

Mustafa kritikon Kurtin: Deklaratat e tij për opozitën tregojnë mendësinë dhe vizionin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se opozita po shkon drejt zhdukjes. Mustafa ka thënë se çasja ndaj opozites është përcaktuese për treguar se çfarë vizioni ka një lidershteti.

Mustafa për Info Magazine të Klan Kosovës, qëndrimi i Kurtit për opozitën flet më shumë për Kurtin se sa opozitën.

Nëse i marrim si deklarata të një burrështetasi e të një udhëheqësi të shtetit, do i quaja deklarata të papjekura, sepse një kryeministër në një vend demokratik, përveç obligimeve dhe detyrave të tjera që ka, ka obligim dhe detyrë të sigurojë zhvillimin dhe mbarëvajtjen e proceseve dhe demokracisë, pra proceseve demokratike dhe vet demokracisë në vend”, tha Mustafa.

Tutje, ai thotë se në shtetet demokratike opozita është tejet më rëndësi.

Në shtetet demokratike, ai që ka pushtetin ka për obligim dhe të garantojë që në vend t’i jepet hapësirë e mjaftueshme një opozite për t’u zhvilluar, sepse vetëm nëse ke pushtet dhe opozitë ke demokraci. Në të kundërtën përfundon në sisteme diktatoriale”, tha ai.

Nëse kryeministri i vendit sillet me arrogancë e me tallje që opozita po shkon drejt zhdukjes, kjo tregon për mendësinë e tij, për vizionin e tij, për mënyrën se si ai e sheh zhvillimin e shtetit, pra për tendencat e tij që të ketë Kosova vetëm një parti dhe vetëm një lider pa opozitë”, tha ai.

Lajme të ngjashme