Mustafa: Keq është katandisë ky shtet, qeveria nuk po mundet as pagat t`i paguajë - NACIONALE

Mustafa: Keq është katandisë ky shtet, qeveria nuk po mundet as pagat t`i paguajë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë.

Ai ka bërë me dije se neglizhenca e kësaj qeveria ka bërë që mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot të mbeten pa paga.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se në çfarë gjendje është katandisur ky shtet.

“Mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot janë pa paga! Mbi 80,000 familje nuk po mund ti bëjnë furnizimet e ushqimeve e as ti paguajnë obligimet tjera familjare! Keq është katandisë ky shtet! Nuk po munden as pagat ti paguajnë! Çka mund të presim më tepër prej tyne?!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme