Mustafa i quan "përralla" sukseset e pretenduara nga VV-ja: “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila paraqet pretendime për arritjet e kësaj qeverie gjatë mandatit katërvjeçar.
Në një postim në Facebook, Mustafa i quajti “përalla” pretendimet, duke kujtuar se pikërisht gjatë mandatit të tyre “çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer.”
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!” – ka thene Mustafa.