Mustafa i LDK-së: Qeveria u zhduk në mbajtjen e premtimeve për të ndihmuar familjet që patën dëme nga vërshimet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se janë bërë një vjet nga vërshimet në komunat Mitrovicë, Skenderaj, Podujevë, Istog, Drenas e Vushtrri.
Mustafa ka thënë se nga këto vërshime kanë pasur dëme dhjetramiliona euro, edhe për këto dëmet Qeveria e Kosovës është zhdukur.
“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”.
“Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme.” – ka thënë ndër të tjerash Mustafa.
