Edi Rama me dhurata të veçanta në paketim të picave për liderët e BE-së dhe të rajonit në Samitin e Procesit të Berlinit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka publikuar një video nga dreka e liderëve evropianë dhe atyre rajonalë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që është mbajtur në Tiranë të Shqipërisë.
Në këtë video shihet se kryeministri Rama ua ka dhuruar secilit pjesëmarrës nga një dhuratë.
Sipas videos, dhurata duket që është një pjatë me një vizatim në të dhe një mbishkrim, që sipas Ramës, ato i ka pikturuar ai.
Gjithashtu, kjo dhuratë është paketuar në një paktim të picave të cilën mund ta shikoni në videon më poshtë.
Kujtojmë se Samiti i Procesit të Berlinit u organizua në Tiranë, dhe kjo është hera e parë që Procesit i Berlinit mbahet në një vend që nuk është anëtare e BE-së.
VIDEO: