Musmurati tregon për renovimin e shkollës “Meto Bajraktari”: Kemi premtuar punë e jo ankesa
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar për rinovimin e shkollës “Meto Bajraktari” në kryeqytet.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një video të renovimit të kësja shkolle, duke shkruar se ka premtuar punë dhe jo ankesa;
“Kemi premtu punë e jo ankesa! Copëza pamjesh nga renovimi i shkollës SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë. Studimet dëshmojnë se mjedisi që na rrethon na ndikon psiqikisht dhe emocionalisht. Po ashtu së shpejti do t’i ndërrojmë të gjitha dritaret dhe rregullojmë edhe oborrin. Shihemi në shkollat tjera!”, ka shkruar ajo.