Musliu Shoshi: Veprimet e VV-së ndaj gazetarëve të RTK-së janë sulm ndaj vetë demokracisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj censurës së paprecedentë të njerëzve të Vetëvendosjes në RTK ndaj gazetarëve.
Ajo ka theksuar se fjala e lirë është shtylla kryesore e çdo sistemi demokratik dhe se çdo tentim për ta kufizuar atë paraqet rrezik për lirinë dhe të ardhmen e vendit.
Sipas saj, veprimet e fundit të pushtetit nuk janë vetëm presion mbi disa gazetarë, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.