Musliu-Shoshi: Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë nuk prodhojnë ligjshmëri, askush të mos bëhet pjesë e zbatimit të tyre
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë në detyrë, ku janë marrë disa vendime.
Ajo ka bërë me dije se këto vendime janë të kundërligjshme.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka bërë thirrje që të mos zbatohen ato vendime.
“Vendimet e kundërligjshme nuk prodhojnë ligjshmëri andaj bëjë thirrje që askush të mos bëhet pjesë e zbatimit të tyre. Qeveria në detyrë po sillet sikur shteti të ishte pronë e saj: emëron, shpërndan para dhe merr vendime, pavarësisht kufizimeve ligjore dhe vendimeve të gjykatave. U bëj thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publikë: mos zbatoni asnjë vendim që është nxjerrë pa kompetencë ligjore. Besnikëria juaj është ndaj Kushtetutës dhe ligjit, jo ndaj pushtetit. Uzurpimi i institucioneve nuk është qeverisje. Është cenim i shtetit ligjor dhe duhet të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Musliu-Shoshi.