Mushkolaj: Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë - dobët, fort dobët
Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar ashpër qasjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj një qytetari.
Mushkolaj ka thënë se pusheti po kërcënon me padi njërëzit që bëjnë humor e statirë.
Sipas Mushkolajt, pushteti po udhëheq dobët.
“Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë. Dobët, fort dobët.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Haxhiu tha se do ta raportojë në polici një qytetar i cili me anë të një shkrimi në Facebook, e talli ministren Haxhiu.
Paralajmërimi i ministres Albulena Haxhiu ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
