Mushkolaj: Në demokraci betejat e pushteteve me mediat janë të destinuara të dështojnë
Analisti Imer Mushklaj ka vazhdar kritikat ndaj pushtetit për sjellje ndaj mediat.
Ai ka bërë me dije se në shoqëritë demokratike, betejat e pushteteve me mediat janë të destinuara të dështojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Flurutra Kusari, juristja e mediave, e cila se fundi është përqeshur nga përkrahës të pushtetit, është aset i shoqerisë tonë.
“Sapo jam kthyer nga një vend, në të cilin liria e shprehjes dhe qasja në informacion është shumë problematike. Si pasojë, nuk kam pasur qasje në platformat online. Në shoqëritë demokratike, betejat e pushteteve me mediat janë të destinuara të dështojnë. Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë dhe kështu do të ndodh. Për Flutura Kusarin ishin thënë të gjitha. Ajo është aset i kësaj shoqërie dhe pa të do të kishim gazetari më pak të mirë”, ka shkruar Mushkolaj.