Mushkolaj ia thotë në sy Selmanajt: LDK-në nuk e marr seriozisht për Asociacionin
Imer Mushkolaj, analist i njohur i “Debat Plusit”, është përplasur me Driton Selmanajt.
Më saktësisht, z. Mushkolaj i tha në fytyrë Selmanajt, duke i thënë se nuk e merr seriozisht LDK-në për çështjen e Asociacionit.
“As LDK as PDK, që janë nënshkrues të 2013-tës, nuk i marr seriozisht në sinqetitetin e tyre. Vetë LDK, e ka nënshkru parimet jokushtetuese, gjykata ka thënë unë jo. Ende nuk e di qëndrimin e LDK-së, pavarësisht sqarimeve tuaja, pse është e papranueshme kjo marrëveshje. E kemi dëgju Adbixhikun, që ka thënë se nëse vjen në kuvend nuke voton, nuk e besoj, nëse marrëveshja shkon në kuvend ajo do ta votojë, jam i sigurtë”, ka thënë ai.
“LDK dhe Hoti, keni qenë në Uashington, e keni nënshkruar një marrëveshje që nuk ka referencë në Kushtetutë. Gjema marrëveshjen, e kam përpara, nëse gjeni referencë në Kushtetutë unë tërhiqna. Për referencë nuk e keni asnjë, vazhdimisht marrëveshjet prej secilës qeveri, s’kanë pasë referenca në kushtetutë. Kemi fol për situatë neutrale për normalizim të marrëdhënieve.” - ka thënë ai.