Mushkolaj: E kuptoj euforinë e LDK-së, por çka ka të përbashkët Rugova me Zelenskyn - NACIONALE

Mushkolaj: E kuptoj euforinë e LDK-së, por çka ka të përbashkët Rugova me Zelenskyn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fotografia e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e cila mbahet në objektin e Parlamentin Evropian, ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, kjo pasi që gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky në këtë institucion ku u fotografua me presidenten e PE-së, Roberta Metsola në prapavijë u pa fotografia e Rugovës.

Edhe analisti Imer Mushkolaj e ka komentuar këtë fotografi, duke thënë se nuk e kupton të përbashkë e presidentit të Ukrainës me ish-presidentin e Kosovës.

Mushkolaj shkruan në llogarinë e tij se kupton euforinë e LDK-së, por jo edhe të përbashktën e Rugovës me Zelenskyn.

“Krejt OK, po e kuptoj euforinë e lëdëkëistëve, por nuk po e kuptoj çka ka të përbashkët Rugova me Zelenskyn”, - ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme