Latifi: Në Parlamentin Evropian qëndron edhe fotografia e Adem Demaçit
Analisti Blerim Latifi, ka komentuar fotografinë e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, në të cilen shihet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në hollin e Parlamentit Evropian qëndron edhe fotografia e Adem Demaçit.
“Të gjithë laureatët e Çmimit "Saharov", të cilin e jep Parlamenti Europian, i kanë fotografitë e vendosura në një hapësirë që i dedikohet pikërisht këtij çmimi. Derisa në këtë pamje të çastit fotografia e Rugovës qëndron prapa Zelenskit dhe kryetarës së Parlamentit Europian, në murin përballë tyre qëndron fotografia e një shqiptari tjetër të madh, i cili e ka marrë këtë çmim shtatë vjet para Rugovës. Fotografia e Adem Demaçit”, ka shkruar Latifi.
