Mushkolaj: A po guxon kush në RTK me marrë masa ndaj atyre që e publikuan lajmin skandaloz? - NACIONALE

Mushkolaj: A po guxon kush në RTK me marrë masa ndaj atyre që e publikuan lajmin skandaloz?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka komentuar heshtjen RTK-së ndaj përgjegjësve që e kanë publikuar lajmin skandaloz, ku janë linçuar Nacionale dhe Periskopi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse po guxon dikush të marrë masa ndaj atyre që e kanë publikuar lajmin.

“A po guxon kush në RTK me marrë masa ndaj përgjegjësve për publikimin e lajmit skandaloz - sulmit ndaj dy mediave?”, ka shkruar Mushkolaj.

Deri me tani askujt në RTK nuk i është shqiptuar ndonjë masë për lajmin skandaloz, që ka rrezikua jetët e dhjetëra gazetarëve.

Lajme të ngjashme