Murati jep lajmin për ekzekutimin e shtesave për fëmijët: Gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari - NACIONALE

Murati jep lajmin për ekzekutimin e shtesave për fëmijët: Gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar ftesat shtesat me rritje për 400 mijë fëmijë.

Ai ka treguar se sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari këto para.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar qeveria po vazhdon me punët e mira.

“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme