Mungesa e pasaportave, Smajljaj: S’ka tatime, kur nuk ka shërbime - NACIONALE

Mungesa e pasaportave, Smajljaj: S’ka tatime, kur nuk ka shërbime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Avdi Smajljaj ka bërë edhe një reagim tjetër në lidhje me mungesën e materialit për pasaporta.

Smajljaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se në një shoqëro demokratike, “nuk do të paguheshin tatimet, derisa të merreshin shërbimet”.

“Në rastin tonë do të refuzonte të paguante tatimet, derisa të fillojë lëshimi i pasaportave.” – ka thënë ai.

Tutje, Smajljaj ka pyetur: “Po, ku dimë ne çka është demokracia, sikur të dinim më mirë do i kishim punët.”

Postimi i plotë:

S'ka tatime, kur nuk ka shërbime.

Një shoqëri demokratike, ku dominon kultura civike, nuk do të paguante tatimet derisa të merrte shërbimet.

Në rastin tonë do të refuzonte të paguante tatimet, derisa të fillojë lëshimi i pasaportave.

Po, ku dimë ne çka është demokracia, sikur të dinim më mirë do i kishim punët.

Kush të dijë në shoqërinë tona çka është demokracia, elitat e fryra e të dhjamosura, intelektualët që me padurim presin me kapë najçka edhe nga kjo qeveri, ndonjë post, avancim, ose favore tjera personale e familjare?

Në një shoqëri kur elitat e intelektualët janë më profiterë të rastit sesa politikanët e pushtetshëm, masave nuk u shihet për të madhe.

Lajme të ngjashme