Mungesa e Hotit në takimin e parë të GP të LDK-së, Mustafa: Ka pasur një obligim, ka njoftuar paraprakisht - NACIONALE

Mungesa e Hotit në takimin e parë të GP të LDK-së, Mustafa: Ka pasur një obligim, ka njoftuar paraprakisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në media u raportua mungesa e Avdullah Hotit në takimin e parë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës të thirrur nga kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku – por, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, thotë se mungesa e Hotit ishte e njoftuar paraprakisht shkaku i një obligimi të këtij të fundit.

“Zoti Hoti ka paralajmëruar me kohë që ka njaë obligim të caktuar kohë më parë”, tha zëdhënësi dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa për Nacionale.

“Një zë, një shtëpi, një qëllim”, shkroi Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook ku njoftoi për takimin e parë të GP LDK-së në dritën e regjistrimit të deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës – dhe ditë para seancës së parë konstituive që pritet të mbahet më 15 prill.

Mungesa e Hotit u raportua me intertekstin e mospajtimeve që ky i fundit kishte shprehur publikisht, ku edhe kishte kërkuar "ndërrim të lidershipit" të LDK-së.

Lajme të ngjashme