Mulosmani për raportin e ambasadorit të Kosovës në ShBA: Trishtim, keqardhje, zhgënjim - NACIONALE

Mulosmani për raportin e ambasadorit të Kosovës në ShBA: Trishtim, keqardhje, zhgënjim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ermal Mulosmani, ka komentuar raportin e ambasadorit Ilir Dugolli, për ministren Donika Gërvalla, ku thuhej se trajtimi i Amerikës ndaj Kosovës është larg më brutal se që mendohet në Prishtinë.

Raport ky të cilin Nacionale e publikoi gjatë kësaj të shtune.

Sipas Mulosmanit krejt çfarë ndjen njëriu kur e lexon këtë raport të frikshëm është trishtimi, keqardhja e zhgënjimi.

Mulosmani ka kritikuar politikën të cilën vet Kurti e eksponent të tjerë të VV-së e thërrasin politikë me “dinjitet”.

Por në një situatë të tillë diplomatike, siç shihet në këtë raport, Mulosmani pyet se për çfarë dinjiteti po na flet kryeministri.

Ai madje me ironi ka kërkuar që të kthehen “hajnat” e t’i ri-rregullojnë marrëdhëniet me Amerikën.

Postimi tij:

Krejt çka ka kursye Qeveria e Albin Kurtit në këto dy vite qeverisje janë më pak se 1% e dëmit politik që dinjiteti dhe sovraniteti i tij i ka kushtuar Kosovës. Kur e lexon këtë raport ndjen veç trishtim, keqardhje, zhgënjim. Thirrini bre hajdutat t'i rregullojnë edhe një herë mardhëniet me Amerikën!

Për çfarë dinjiteti flet Kryeministri që ka një ambasadë të tillë në shtetin më të fuqishëm të botës?! A e keni idenë se dëmi politik nëse konvertohej në para është dhjetëra miliarda dollarë? Dhe kursimet tuaja qindra milionë? Po fluturojnë njohjet. po fyhen institucionet po përbuzen haptas autoritetet shtetërore. Tmerr!”

Lajme të ngjashme