Muja: Pa njohje të ndërsjellë nuk mund të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi
Deputeti i LV-së, Armend Muja, ka treguar se cila do të ishte marrëveshja më e mirë për Kosovën në dialogun me Serbinë.
Në takimin e Nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, ai ka thënë se pa njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare.
“Pra, një marrëveshje e cila e ka edhe njohen nga OKB, ose njohjen nga Serbia, mund të jetë marrëveshje, por nuk është përfundimtare. Andaj, njohja nga Serbia, ulësja në OKB, njohja nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimi në NATO, paraqesin zgjedhje të përkushtimin tonë strategjik ndaj BE-së dhe botës së lirë dhe e dyta përbën zgjedhje të dilemës së sigurisë për Kosovën”, ka thënë Muja.
Sipas tij, procesi i dialogut të Brukselit nuk mund të vazhdojë pafundësisht.
“Ne jemi të përkushtuar konstrukutivisht të gjejmë një zgjidhje, mirëpo i cili mbështetet në parimet e barazisë së palëve, reciprocitetit, adresimit të krimeve të së kaluarës dhe një dialog i cili është i përqendruar të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe promovuar Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.