Muja përmend ambasadën amerikane e gjermane: S'ka ende reagim, 24 orë prej kur nënkryetares së Zveçanit iu dogj lokali
Kryeministri Albin Kurti ditën e premte kërkoi reagim nga QUINT-i dhe BE-ja për djegien e lokalit të nënkryetares të Zveçanit, Natasa Tomanic. Sot ndërkaq, deputeti i VV-së, Armend Muja ka kujtuar që janë bërë 24 orë, dhe ende s’ka reagim.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka reaguar ose dënuar sulmin.
“Janë bërë 24 orë prej kur nënkryetares së Zveçanit, Natasa Tomanic, iu dogj lokali. Natasa është një serbe nga Kosova. Askush nga komuniteti ndërkombëtarë nuk ka reaguar ose dënuar sulmin.” – ka shkruar ai duke i përmendur edhe Ambasadën Amerikane, Ambasadën Gjermane dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.
Over 24hrs have passed since Deputy Mayor of Zveçan, Natasa Tomanic's shop was burnt down. Natasa is a Kosova Serb. So far no one from the international community has reacted nor condemned the attack.@USEmbPristina, @GermanAmbKOS, @EUKosovo
— Armend Muja (@ArmendMuja) March 9, 2024
Ndryshe, të premten, djegien e lokalit të Tomaniq e ka dënuar ashpër edhe kryeministri Albin Kurti, duke bërë me dije se “elementet kriminale” të kësaj komune kanë zgjedhur pikërisht 8 Marsin ta frukesojnë zyrtaren komunale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se edhe ambasadorët e Quint-it dhe shefi i Zyrës së BE-së duhet ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal.