Muja harron deklaratat e Kurtit për luftë, kritikon Çitakun dhe Rrukiqin për "frikësim të investitorëve" në National Geographics
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka sulmuar ashpër nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe anëtarin e LDK-së, Berat Rrukiqi, lidhur me deklaratat e tyre në një artikull të National Geographics për Kosovën me titull “Kosova dëshiron të vendosë për të ardhmen e saj – por a do ta pengojë historia?”.'
‘Kosova është storje e papërfunduar. Investitorët thojnë se i përket Serbisë’, ‘Pse dikush duhet të investon në një tokë të askujt?’, janë disa nga citatet e Çitakut dhe Rrukiqit të nxjerra nga deputeti i VV-së të cilat duket se e kanë goditur rëndë.
“Këto deklarata janë bërë nga dy përfaqësues të urdhrit të vjetëruar: Berat Rukiqi nga LDK-ja dhe Vlora Çitaku nga PDK. Tani mund ta imagjinoni se me çfarë investitor kishin të bënin”. – ka shkruar ndër të tjera Muja.
Ai më tej ka kritikuar deklaratën e z. Rrukiqi, duke e akuzuar atë se ka folur se si Kosova “nuk ofron stabilitetin dhe parashikueshmërinë e nevojshme për investitorët e huaj”.
Kujtojmë se së fundmi kryeministri Kurti ishte ai që bëri disa herë deklarata të frikshme në mediat ndërkombëtare për mundësinë e një lufte të re në Kosovë. Këto deklarata të Kurtit u konsideruan nga opinioni publik në Kosovë si shqetësuese për frikën se paralajmërimet e Kurtit për një luftë të re mund të shkaktojnë te investitorët.
"Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që Ballkani të vendoset disi si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik." – kishte deklaruar Kurti për “Vecernji list”.