Muhaxheri i LDK-së: VV-ja për çdo muaj ka rënie, ndërsa ne po rritemi me nga 1%
Kryetari i Pejës dhe Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë në Klan Kosova ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit – ku kjo parti doli në vendin e tretë – dhe veprimet të cilat po i marrin për ta përmirësuar atë rezultat.
Muhaxheri tha se nëse analizohen zgjedhjet e fundit nacionale shihet se fituesi i tyre (Lëvizja Vetëvendosje), ka gati çdo muaj rënie me nga 1 për qind, derisa pretendon se LDK-ja për çdo muaj ka rritje për nga 1 për qind.
“Pra, opozitarizmi si e bëjmë ne është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe strukturave të partisë të cilat janë duke e analizuar humbjen që e kanë pësuar më 14 shkurt dhe janë duke bërë veprime për ta kthyer LDK-në në vendin e parë”, është shprehur Muhaxheri.
Ai shtoi se LDK-ja nuk është e interesuar që në asnjë moment t’ia ndërpresë qeverisjen Kurtit.
