Muharremi: Kur e pashë fotografinë u binda se zgjedhjet janë afër, Vjosa duhet të kthehet në LDK
Analisti Shenoll Muharremi është shprehur i bindur se partia Guxo nuk ka të ardhme politike.
Ai e ka ftuar këtë parti dhe presidenten Vjosa Osmani, e cila e ka themeluar këtë parti, të kthehet në shtëpinë e vjetër, LDK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur e ka parë fotografinë e darkës së kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e partisë Guxo është bindur se zgjedhjet e reja janë afër.
“Vjosa (Guxo) duhet me u kthy në LDK. Kur e kam parë fotografinë e Kurtit me partinë Guxo, jam bindur që ka zgjedhje të parakohshme. Në fakt kjo dukej më shumë sikur një "Darkë e Fundit"... "Më fal e dashur, por duhemi me u nda tash se nuk më duhesh më:)" ahhaah.. Guximtarë, kthehuni në shtëpinë e vjetër, më së miri, aty ku e keni vendin. Konteksti dhe rrethanat që kanë qenë kur jeni dalë nuk janë më në vend dhe aty ka një potencial afatgjatë për ju. Hapësira për partitë e vogla do të ngushohet dhe zbehet dramatikisht në peridhën e ardhshme. Vjosa mundet me dhënë kontribout të mirë kualitativ në LDK”, ka shkruar Muharremi.