Muharremi: Kosova nuk mund të ketë të ardhme me VV-në që nuk merr vesh në ekonomi, do të vazhdojë të stagnimi
Analisti politike Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Kosova nuk mund të ketë as të tashme e as të ardhme me VV-në, e cila nuk di të menaxhojë ekonominë e vendit.
Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk lodhet për luftimin e inflacionit dhe nuk di të bëjë projekte serioze.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se kjo parti ka treguar se nuk di të qeverisë.
“Kosova nuk mund të ketë as të tashme, as të ardhme të mirë, stabile dhe prosperuese me një parti që nuk di të menaxhojë ekonominë, nuk investon por importon energji, nuk lodhet ta adresojë inflacionin kronik, nuk di të zbatojë asnjë projekt serioz dhe, njëkohësisht, ka qindra mijëra tenderë publikë njëburimorë, pa transparencë dhe pa garë e pa meritokraci”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Nuk ka si të dalin rezultate pozitive për kosovarin me këtë parti, kur tashmë kemi parë për gjashtë vite se ajo angazhohet për kapjen e institucioneve publike të pavarura me militantë partiakë dhe nuk ka orientime të qarta demokratike e perëndimore”, ka shkruar ai.