MPJ: Gjendja e vajzës që u plagos në shkollën në Finlandë nuk është e mirë - NACIONALE

MPJ: Gjendja e vajzës që u plagos në shkollën në Finlandë nuk është e mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë nga Kosova mbeti e plagosur dy ditë më parë në një sulm me armë zjarri në një shkollë në Finlanda. Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.

Kjo është konfirmuar për Klan Kosovën nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Siç kanë thënë ata, kjo është konfirmuar edhe nga ambasada e Kosovës në Stokholm.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës në Stokholm ka kontaktuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarin e ngushtë të familjes së vajzës së plagosur dhe sipas informatave të fundit të pranuara nga anëtari i ngushtë i familjes ajo është në gjendje jo të mirë shëndetësore.” – thuhet në përgjigje.

Më dy prill një 12 vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë në sulmin në një shkollë në Finland, në mesin e tyre, edhe vajza nga Kosova.

Lajme të ngjashme