Mozzik thotë se ndaj tij pati “sulm politik”: Dilni dhe tregoni hapur që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit
Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu – i njohur si “Mozzik” – ka reaguar ashpër pas ndalimit të tij më 17 shtator në Aeroportin e Prishtinës, duke e cilësuar ngjarjen si një “sulm politik” të orkestruar nga figura të larta të pushtetit.
Mozzik deputetin e VVV-së, Hekuran Murati, dhe kryeparlamentarin Dimal Basha se kanë ushtruar presion mbi zyrtarët për ta ndaluar.
Ai thotë se kjo nuk ishte një çështje ligjore, por një hakmarrje personale.