Moti sot në Kosovë: Temperatura deri në 33 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot në vendin tonë të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Sipas IHMK-së, në disa vende mund të ketë edhe reshje shiu dhe breshëri.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.