Moti sot në Kosovë i vranët dhe me shi - NACIONALE

Moti sot në Kosovë i vranët dhe me shi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot do të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu, dhe si pasojë e ndryshimit termik, në orët e para të mëngjesit mund të paraqitet mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius

“E mërkurë - Do të mbajë mot i vranët.Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme