Moti i vranët dhe me shi gjatë dy ditëve të ardhshme - NACIONALE

Moti i vranët dhe me shi gjatë dy ditëve të ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të mbajë mot i vranët dhe në disa vende me riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të jenë 3 deri në 5 gradë Celsius.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHM-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Nacionale FacebookNacionale Twitter

Lajme të ngjashme