Mot i ftohtë javën e ardhshme - NACIONALE

Mot i ftohtë javën e ardhshme

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Javën e ardhshme pritet të mbretërojë një mot i ftohtë.

Gjithnjë sipas parashikimeve, vetëm të hënën do të ketë temperatura pak më të larta, ndërsa nga e dita e martë e tutje do të zbresin.Java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Në anën tjetër, në mesjavë nuk përjashtohet mundësia për riga të dobëta lokale.

Fundjava parashihet të jetë më stabile, por me temperatura që do të mbesin të njëjta.

Lajme të ngjashme