(Mos)anëtarësimi në KiE, ambasada gjermane shpreh “keqardhje” që qeveria s’po zbaton Marrëveshjen e Ohrit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur “keqardhje” për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria e Kosovës në kontekstin e saj si kusht, përkatësisht Asociacionin, për anëtarësim të vendit në Këshill të Evropës.
“Nuk dihet ende agjenda finale e Komitetit Ministror. Na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konstruktiv që nga viti i kaluar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të rënë dakord dhe Marrëveshjet e Brukselit të viteve 2013/2015.
Çështjet e pakicave janë të një rëndësie qendrore në Këshillin e Evropës. I bëjmë thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në këtë drejtim”, ka thënë Sebastian Leuschner, këshilltar politik në Ambasadën e Gjermanisë, siç e citoi Koha.net