Mosmarrëveshje në trafik, përleshen mes vete tre persona në Kllokot - NACIONALE

Mosmarrëveshje në trafik, përleshen mes vete tre persona në Kllokot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Kllokot, për një mosmarrëveshje në trafik.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, disa persona me dy vetura janë ndalur para një marketi në Kllokot, ku dyshohet të jenë përleshur fizikisht.

Ju njoftojmë se rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është përgjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik, ne rrugën Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policer janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot.” – ka thënë Hashani.

Lajme të ngjashme