Molliqaj për Kurtin: Sa ishte në opozitë ishte me të drejtat e punëtorëve, ndërsa tash në pozitë është kundër tyre
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur ishte në opozitë ishte me punëtorët dhe të drejtat e tyre, ndërsa tash në pushtet është kundër tyre, kundër sindikatave, kundër minatorëve, arsimtarëve e policëve.
Molliqaj tutje ka shkruar se kur ishte në opozite ishte me të varfëritë, ndërsa tash me korporata, banka dhe të pasurit.
Postimi i plotë:
Konstantja K-U-R-T-I
në opozitë pēr punëtorët dhe të drejtat e tyre
në pushtet kundër sindikatave, kundër punëtorëve, arsimtarëve, minatorëve e policëve
në opozitë për të varfërit
në pushtet për korporatat, bankat dhe të pasurit
në opozitë skifter para ndërkombëtarëve
në pushtet pulë e koordinuar nga ndërkombëtarët
në opozitë: Zajednica nuk kalon
në pushtet: Zajednicën e kalon
Kurti konstante të jetës tonë e bëri Zajednicën.
