Molliqaj për deklaratën e Kurtit ndaj opozitës: Është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet - NACIONALE

Molliqaj për deklaratën e Kurtit ndaj opozitës: Është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për zgedhjet dhe opozitën. Ai në emisionin “Debat Plus” ka kërkuar shkarkimin e Kurtit për gjuhën, sipas tij, autoritare e kërcënuese.

Mendoj që duhet të shkarkohet Albin Kurti”, tha fillimisht Molliqaj.

Ai ka thënë se kjo gjuhë është kërcënuese, zhdukja e opozitës është një dëshirë e kryeministrit Kurti.

Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare,mundesh edhe tëna vrasësh, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, fakti i numrave është fakt për me të dhënë fuqi jo drejtësi, numra ka pasur edhe Hitleri, Millosheviqi. Kjo gjuhë, është kërcënuese, sepse nuk e zhduk ti opozitën. Nuk vendos kryeministri për me na zhduk as që të na rritë, si të fol kështu kryeministri, realisht ai flet për dëshirën e tij”, tha ai.

Lajme të ngjashme