Molliqaj: Pas sulmit terrorist, Kurti po ia bën dhuratë Vuçiqit Asociacionin
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar njoftimin e Qeverisë se kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm ta nënshkruaj draftstatusin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Molliqaj pwr DebatPlus, e ka quajtur këtë një dhuratë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit
“Mbas edhe asaj që e quajtën një zhvillim dramatik i 24 shtatorit, tash dhuratë presidentit të Serbisë po ia bëjnë Asociacionin”, tha Molliqaj.
Tutje, Molliqaj, ka deklaruar se procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po bart përgjegjësitë më të mëdha në duar të autoriteteve të Beogradit.
Kreu i PSD-sw ka thënë se kjo do ta çojë në një pozicion më të dobët Kosovën, duke e larguar atë nga procesi i integritetit të saj territorial.
“Është duke vrapuar me nënshkru draftin e Asociacionit që e paska pranuar formalisht publikisht. Ky është lajmi keq për Kosovën, jo vetëm për shkak që e bëri Kurti, por kushdo që do ta bënte këtë, sepse ky institucion do t’u bartet serbëve të Kosovës, të cilët janë më larg nga institucionet dhe integrimi i Kosovës në krejt historinë e Kosovës. Domethënë kurrë ma larg serbët nuk kanë qenë të shtetit të Kosovës dhe ti po jua bart një pushtet të fuqishëm që për ne dhe për secilin që do me lexu është autonomi, ata mund ta quajnë si duan me emër, por është autonomi territoriale politike, është identitetet politik në Kosovë”, ka deklaruar ai.
