Molliqaj: Kurti po tenton ta kontrabandojë Asociacionin, do të përballet me rezistencë qytetare - NACIONALE

Molliqaj: Kurti po tenton ta kontrabandojë Asociacionin, do të përballet me rezistencë qytetare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se korniza e re e dialogut Kosovë – Serbi përfshinë Asociacionin e Komunave Serbe.

Molliqaj me një reagim në Facebook ka thënë se Kurti po përpiqet që ta mbajë sekrete dhe se po provon që ta shes Asociacionin me një emërtim ndryshe.

I pari i PSD-së ka thënë se kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar.

Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron tek vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike. Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të ngjashme